AKTUALITET /

Trafiku rrugor në kolaps, caktohen fasha orari për qarkullimin në Durrës

Kufizimi do jetë i vlefshëm për mjetet e tonazhit të rëndë deri më datë 15 maj.

Shkruar nga Versus

Trafiku rrugor në kolaps, caktohen fasha orari për qarkullimin në

Si pasojë e trafikut të rënduar rrugor në qytetin bregdetar të Durrësit, është marrë vendimi për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Policia bën me dije se do të ketë fasha të caktuara orari për këto mjete dhe se ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më datë 15 maj. Deri më këtë afat, mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të lëvizin në rrugët kryesore të qytetit, por do të kenë një itinerar të përcaktuar nga bashkia.

"Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, automjetet ATP (automjete për transport të përzier) nuk do të lejohen të qarkullojnë në fashat orare 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna në të premte. Për mjetet e tonazhit të rëndë mbi 6.5 ton, qarkullimi do të ndalohet plotësisht dhe do të kufizohet në një itinerar të përcaktuar nga bashkia"- thuhet në njoftim.

Rrugët e prekura nga ky kufizim janë:

-Rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri te Prefektura),
-Bulevardet “Epidamn”, “Egnatia”, “Taulantia”,
-Rrugët “Currilave”, “Mars 91”, “Dëshmorëve” dhe segmentet brenda unazës sipas hartës.

Qarku i Durrësit njihet si një ndër rajonet me numrin më të madh të makinave në raport me popullsinë dhe rrugët e ngushta brenda qytetit bregdetar shpesh herë kanë krijuar kaos në qarkullimin e automjeteve. Versus.al

Poll