AKTUALITET /

Tragjedi në Istog: Vajza 2-vjeçare humb jetën, u mbyt në pishinën familjare

Vogëlushja është mbytur në një pishinë brenda oborrit të shtëpisë së saj, në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Istog: Vajza 2-vjeçare humb jetën, u mbyt në

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka goditur fshatin Zallç të Istogut, ku një vajzë e vogël, vetëm 2 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Vogëlushja është mbytur në një pishinë brenda oborrit të shtëpisë së saj, në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme. Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe ndihmës së shpejtë, fëmija u dërgua me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, por fatkeqësisht, mjekët nuk mundën të bëjnë asgjë – ajo kishte mbërritur pa shenja jete.

Policia u njoftua për rastin rreth orës 19:40, ndërsa zëdhënësi Fadil Gashi ka konfirmuar ngjarjen e rëndë. Prokurori i shtetit është informuar menjëherë dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave kanë nisur.

 

 

Poll