
Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Nikoliq të Hasit, ku nënë e bir humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
Djali i shtëpisë Rexh Lushi, 57 vjeç pasi ka shpëtuar bashkëshorten e tij është futur në shtëpi për nxjerrë nënën, Fatime Lushi e cila kishte mbetur e bllokuar mes flakëve, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.
Një bashkëfshatar i Rexhë Lushit, është shprehur se ata e gjeten trupin trupin e Rexhes duke u djegur.
‘Nëna e tij ishte në korridor. E kemi marrë me ndihmën e ekspertizës së Kukësit e kemi izoluar. Ndërsa trupin e Rexhës e kemi gjetur duke u djegur akoma në kuzhinë. Ishte i shkrirë i gjithi.' është shprehur bashkëfshatari i Rexhë Lushit.
Ndërsa një tjetër bashkëfshatar i 57 vjeçarit është shprehur se nuk kishte asnjë lloj mundësie për ti ndihmuar.
"Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda" .Versus.al







