
Itali-Dorina Bardhi, 45 vjeç, është viktima e aksidentit tragjik rrugor zonën e Cassanese, pasditen e së hënës, (7 prill)
45 vjeçarja po udhëtonte me një Opel në momentin e përplasjes me një kamion. Së bashku me 45-vjeçaren, ndodhej edhe vajza e saj e mitur e cila sipas mediave italiane është dërguar me helikopter në urgjencën e spitalit Papa Giovanni XXIII në Bergamo.
Ndërkohë autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan aksidentin tragjik mesditën e djeshme.
Dorina Bardhi jetonte prej vitesh në Itali. Ajo la pas bashkëshortin dhe tre vajza./Versus.al








