AKTUALITET /

Transparencë dhe mundësi më të mëdha për qytetarët/ ASHK prezanton strategjinë e re të komunikimit

Gjatë prezantimit, Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Znj. Lorena Goxhobelli, ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar si një hap fillestar, por shumë të rëndësishëm në modernizimin e institucioneve dhe në forcimin e lidhjes me qytetarët.

Shkruar nga Versus

 

Transparencë dhe mundësi më të mëdha për

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka shpallur sot një strategji të re komunikimi, të zhvilluar me mbështetje nga Këshilli i Europës, që synon të përmirësojë transparencën dhe të rrisë bashkëpunimin me qytetarët.

Gjatë prezantimit, Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Znj. Lorena Goxhobelli, ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar si një hap fillestar, por shumë të rëndësishëm në modernizimin e institucioneve dhe në forcimin e lidhjes me qytetarët.

Transparencë dhe mundësi më të mëdha për
Strategjia e re ka si qëllim transformimin e komunikimit dhe ndërveprimit të ASHK-së me qytetarët. Për realizimin e këtij qëllimi, do të riorganizohen burimet njerëzore, duke mundësuar një menaxhim më efikas të informacionit dhe një reagim më të shpejtë ndaj kërkesave të qytetarëve. Gjithashtu, linja telefonike pa pagesë do të fuqizohet, për t’u ofruar qytetarëve mundësi më të drejtpërdrejta dhe më efikase për të shprehur pyetje apo shqetësime.

Transparencë dhe mundësi më të mëdha për
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet krijimit të materialeve informuese të thjeshta dhe të kuptueshme, përmes të cilave qytetarët do të mund të kuptojnë më lehtë procedurat dhe shërbimet që ofron ASHK. Po ashtu, është parashikuar një rritje e angazhimit të agjencisë në rrjetet sociale, për t’i ofruar qytetarëve mundësi të reja dhe më dinamike komunikimi.

Për të përmirësuar aksesin në shërbime, faqja zyrtare e internetit e ASHK-së do të modernizohet dhe thjeshtohet, duke e bërë atë më të lehtë dhe të shpejtë për përdoruesit. Qëllimi është që qytetarët të mund të marrin informacionin që u nevojitet në një mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe pa burokraci të panevojshme.

Transparencë dhe mundësi më të mëdha për
ASHK po kalon në një fazë të rëndësishme transformimi, duke përfshirë regjistrimin e parë të pronave dhe digjitalizimin e të dhënave si dy elemente kyçe të këtij procesi. Qëllimi është që deri në vitin 2026 të përmbyllet digjitalizimi i hartave kadastrale, ndërsa deri në qershor të vitit të ardhshëm të digjitalizohen kartelat e pronësisë dhe dokumentet tekniko-ligjore.


Është e domosdoshme që çdo qytetar të ndjejë se ky institucion është këtu për t’i shërbyer atij, dhe jo anasjelltas. Besimi ndërtohet me veprime të qarta dhe me rezultate reale. Kjo strategji është një hap i rëndësishëm dhe do të ndihmojë në krijimin e një marrëdhënieje të re me qytetarët, të bazuar në transparencë dhe besim të ndërsjellë,” përfundoi ajo. /Versus.al/

Poll