
Ervin Salianji është paraqitur sot tek Shërbimi i Provës vetëm tre ditë pasi u lirua me kusht nga burgu i Fierit ku vuajti dënimin për rreth 10 muaj për dosjen ‘Babale’.
Deri në përfundim të dënimit me 1 vit burg, Salianji është i detyruar të paraqitet tek Shërbimi i Provës në zbatim të vendimit të gjykatës së Fierit që e liroi.
Ish-deputeti menjëherë pas lirimit, daljen e parë e bëri nga selia e Partisë Demokratike ku njoftoi se çështjen e tij do të ndjekë edhe në instancat e tjera të drejtësisë për të zhbërë vendimin që e dënoi me 1 vit burg dhe i hoqi të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme. Versus.al







