Tiranë- Policia ka arrestuar 7 qytetarë të cilët morën pjesë në protestën e mosbindjes civile të organizuar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike.
Në pranga kanë rënë: R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 21 persona nën akuzë për veprat penale të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe kundërshtimi i efektivëve të policisë.
Gjithashtu ka nisur hetimi për 40 deputetë të Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë për veprat penale të pengimit të qarkullimit të automjeteve, organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme dhe mosbindja ndaj efektivëve të policisë.
Pavarësisht se këta të fundit bënë thirrje drejt deputetëve që të lirojnë rrugën pasi bllokimi i qarkullimit përbën vepër penale, ligjvënësit nuk kanë pranuar duke vazhduar përplasjen me policinë. Versus.al








