AKTUALITET /

Tritoli në hotelin e Ervin Matës, SPAK: Ramazan Rraja autori! Bashkëpunoi me anëtarët e bandës së Durrësit

Ramazan Raja, Plaurent Dervishi dhe Julian Meçaj akuzohen se kanë bashkëpunuar për vendosjen e tritolit në hotel “Victoria” në pronësi të Luan Matës (babait të Ervin Matës) në 30 maj të vitit 2020.

Shkruar nga B.V
Tritoli në hotelin e Ervin Matës, SPAK: Ramazan Rraja autori!
Ervin Mata, hotel "Victoria" dhe Ramazan Rraja

Tiranë- Ramazan Rraja është personi që ka organizuar shpërthimin me tritol në hotelin “Victoria” në kryeqytet në pronësi të Luan Matës, babait të Ervin Matës.

SPAK ka mbyllur hetimet për ngjarjen ku ka rezultuar se Ramazan Rraja ka siguruar një automjet nga njohjet që kishte në Durrës dhe më pas ka dërguar një prej të afërmve të tij për të marrë automjetin dhe për të hedhur tritolin në hotelin e babait të Ervin Matës.

Sipas SPAK, Rraja e ka kryer këtë vepër kriminale në bashkëpunim me Plaurent Dervishajn dhe Juljan Meçajn.

“Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçaj”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut. Versus.al

 

Poll