
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani ku një shqiptar ka hyrë gjatë natës brenda stacionit të policisë në Linz am Rhein dhe ka kërcënuar policët se do t’i vriste me hanxharin që kishte në dorë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Rhine.
“Ai kërcënoi se do të vriste kolegët e mi në komisariat”, tha zëdhënësi i policisë Jürgen Fachinger.
Sipas mediave gjermane oficerët e policisë kishin arritur t’i bënin pritë sulmit të shqiptarit, ndonëse me shumë vështirësi.
Zëdhënësi i policisë tha se: “Pas përdorimit të një Taser, personi u ndalua dhe u arrestua nga forcat speciale. Ai pësoi plagosje të lehta.”
Sulmuesi shqiptar aktualisht ndodhet në paraburgim.
Pas marrjes në pyetje, do të vendoset nëse duhet të aplikohet një urdhër arresti.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motivin vijojnë, ndonëse edhe identieti nuk është bërë me dije./ Versus.al







