AKTUALITET /

U dashuruan që fëmijë, historia e efektivit Erjon Goxhara dhe gruas së tij që përfundoi në tradhti

Shkak i plagosjes së rëndë u bë xhelozia dhe lidhja jashtëmartesore që kishte gruaja e tij me punonjësin e ERE, Kosta

Shkruar nga M.H
U dashuruan që fëmijë, historia e efektivit Erjon Goxhara dhe
Erjon Goxhara

Një ndër ngjarjet më të rënda të ditëve të fundit është ajo e plagosjes së Lorenc Kostës nga efektivi i policisë Erjon Goxhara, mesditën e të hënës në Tiranë.

Shkak i plagosjes së rëndë u bë xhelozia dhe lidhja jashtëmartesore që kishte gruaja e tij me kolegun, punonjësin e ERE, Kosta.

I shpallur në kërkim, efektivi u vetëdorëzua pas 48 orësh arrati.

Erjon Goxhara, baba i dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, u njoh me bashkëshorten e tij që kur ajo ishte 13 vjeç.

Pas dy vitesh kurorëzuan martesën prej së cilës erdhën edhe dy fëmijët dhe dukej se gjithçka shkonte për mrekulli deri në momentin kur efektivi zbuloi tradhëtinë dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, gazetari Dritan Laçi ka treguar lidhjen e efektivit me bashkëshorten e tij që prej fillimit të njohjes së tyre e deri në momentin e krijimit të raportit jashtëmartesor të kësaj të fundit, me kolegun një vit më parë, gjë të cilën e kishte pranuar edhe vetë.

Postimi i plotë i gazetarit:

Ai ishte dashuruar me te qe kur ajo ishte ne moshen 13 vjecare. Me pas kur ajo mbushi 15 vjec ai kerkoi doren e saj te prinderit dhe keshtu ata u martuan. Nga kjo martese linden 2 femije, te cilet sot jane djali 21 vjec dhe vajza 18 vjece. Duke qene se e kishte marre te vogel dhe pa shkolle, Erjoni vendosi qe te mos ia kufizoje arsimimin.

Keshtu, pasi ajo mbaroi ciklin e mesem, ai vendosi ta regjistroje te Universiteti 'Vitrina' dhe ajo te fitoje edhe nje diplome universitare, qe njekohesisht do ti siguronte edhe nje vend pune ne administrate. Por dramatikisht gjerat filluan te ndryshonin nje vit me pare.

Kur Erjoni mesoi se badhkeshortja e tij, vajza qe kishte dashuruar qe ne moshen 13 vjecare, me te cilen sot ka dy femije te rritur, kishte krijuar nje raport jashtemartesor me shefin e saj ne ERE (Enti Rregullator i Energjise).

Kete raport e kishte pranuar edhe vete bashkeshortja e tij dhe kjo kishte krijuar nje trazim te forte ne familjen Goxharaj, saqe dy muaj me pare bashkeshortja e tij kishte lene banesen dhe kishte shkuar te prindetit e saj.

Ndërkohe qe Erjoni i kishte kycur edhe makinën në garazh. Tashme pjesa tjeter e historise dihet. Erjon Goxharaj, disa dite me pare ne emer edhe te familjes se shkaterruar, vendosi te qelloje me armen e sherbimit, drejtorin e gruas se tij, me te cilen thuhet se ajo kishte krijuar nje lidhje jashtemartesore.

Ai vendosi ta qelloje te kembet me pese plumba duke e filmuar momentin e renies se tij ne toke. Me siguri per tja cuar kete video gruas se tij, si per ti thene ja ke me tradhtove.

Dhe ndoshta me mendimin per ta lene invalid pasi nje polic i di shume mire anatomine e trupit te njeriut kur duhet te qelloje, ta plagose apo ta eleminoje. Gjithsecili pas ketyre rreshtave mund te gjykoje si te deshiroje. Kjo eshte historia e policit Erjon Goxharaj, qe sot vendosi te dorezohet ne polici pasi plagosi jaranin e se shoqes./ Versus.al

Poll