AKTUALITET /

U gjet e vdekur në banesën e marrë me qira, e reja ruse la një letër për familjen e saj

Shkruar nga Versus

U gjet e vdekur në banesën e marrë me qira, e reja ruse la

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 26-vjeçare ruse i dha fund jetës, duke u vetëvarur.

Dyshohet se e reja kishte ardhur dy javë më parë në Shqipëri, ndërsa para se të kryente aktin ekstrem kishte lënë edhe një letër lamtumire për familjen e saj, ku i kërkonte falje.

Referuar burimeve policore, mësohet se ajo ka pasur një gjendje të rënduar psikologjike. Pikërisht kjo dyshohet se e ka shtyrë 26-vjeçaren ruse, e cila ishte në proces divorci nga bashkëshorti i saj, të ndërmerrte aktin final, atë të vetëvrasjes.

Pritet që trupi i pajetë i 26-vjeçares, t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të verifikuar datën e vdekjes.

Trupi u gjet nga pronarja e banesës shtetase çeke pasi nuk i përgjigjej në telefon.

Poll