AKTUALITET /

U gjet i vrarë në përrua, zbardhet ngjarjen e rëndë në Memaliaj, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Deri ditën kur ka ndodhur vrasja, viktima Hajdini ka shërbyer si kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj

Shkruar nga M.H
U gjet i vrarë në përrua, zbardhet ngjarjen e rëndë
Viktima Faik Hajdini

Policia e Memaliajt ka zbardhur ngjarje dhe ka identifikuar autorin e vrasjes së 72 vjeçarit Faik Hajdini në fshatin Zhapokike të Memaliajt.

Nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës të dëmtime që janë bërë shkak për humbjen e jetës së Hajdinit.

Deri ditën kur ka ndodhur vrasja, viktima Hajdini ka shërbyer si kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj.

Ai ishte njeriu që merrej me ankesat e bashkëfshatarëve duke i adresuar ato në strukturat policore dhe në bashki.

I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi. Ndërsa ditën e djeshme, familjarët kishin bërë një denoncim në policinë e Memaliaj.

Hajdini u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë buzë një përroi në fshatin Zhapokike.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij.

Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.

Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Ngjarja u vlerësua maksimalisht nga ana e Policisë dhe u punua me profesionalizëm, angazhim i cili çoi në zbardhjen e ngjarjes.

Të gjitha veprimet në terren janë drejtuar dhe ndjekur nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, së bashku me 2 zëvendësdrejtorët e DVP Gjirokastër, Shefin e Seksionit të Krimeve të Rënda, Shefin e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefin e Stacionit të Policisë Memaliaj dhe me drejtues të tjerë të DVP Gjirokastër.

/Versus.al

Poll