AKTUALITET /

U godit si pjesë e grupit të Suel Çelës/ Kush është snajperisti që do vriste Albin Kurtin?

Emri i Prekë Kodrës u përmend në një prej emaileve të hakerave iranianë të cilët paralajmëruan se ai kishte në plan vrasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Shkruar nga Versus
U godit si pjesë e grupit të Suel Çelës/ Kush
Prekë Kodra

Prekë Kodra është njëri prej personave në listën e 21 masave të sigurisë të lëshuara nga SPAK dje pas kontrolleve në bazat e të shumëkërkuarit Suel Çela. Kodra nuk është i panjohur pasi emri i tij është shfaqur edhe në dosjen “Metamorfoza” si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Por detaje më shokuese lidhur me përfshirjet e këtij personi në veprimtari kriminale, zbuloi gazetari Eni Ferhati i cili në studion e “Opinion” tha se Prekë Kodra është ekspozuar edhe gjatë një emaili të publikuar nga hakerat iranianë ku cilësohej si snajperist që do bënte atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Personazh që kishte marrë porosi dhe kishte siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer disa vrasje në operacionin “Metamorfoza”. U ekspozua dhe gjatë një e-maili që na u dha prej iranianëve ku flitej si një njohës i mirë i armëve të gjata, i dyshuar si snajperist dhe që do bënte atentat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”, tha gazetari.

Gjithashtu Prekë Kodra është i dyshuar për atentat ndaj Ardian Çapjas, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm.

“Nëse e mbani mend nga Kodra e Krastës, në atë kohë shënjestra i shpëtoi atentati dhe autori i dyshuar ishte pikërisht Prek Kodra i cili ishte kontraktuar nga kjo organizatë kriminale në Elbasan për të eliminuar kundërshtarin e tyre.”- shtoi Ferhati. Versus.al

Poll