
Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Santa Vittoria d’Alba në provincën e Cuneo, u gjet i pajetë pasditen e e premtes, 20 shkurt 2026, në një parcelë toke pranë rrugës Chivola, në zonën e Bra.
Trupi i tij iu gjet afër një automjeti Lancia Ypsilon me ngjyrë të zezë, që dyshohet se ishte në pronësi të viktimës.
Sipas mediave italiane, trupit i është konstatuar një plagë nga armë zjarri në kokë, dhe arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje, çka shton dyshimet se mund të jetë vrasje e qëllimshme.
Trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me dhe, një detaj që po shqyrtohet nga hetuesit.
Autoritetet po hetojnë ngjarjen si një vrasje, ndërsa karabinierët dhe njësia hetimore e provincës së Cuneos po vazhdojnë hetimet.
Zbulimi u bë nga një shofer kalimtar që vuri re trupin dhe njoftoi menjëherë autoritetet, ndërsa hetimet janë në fazë e sipër për të përcaktuar motivet e mundshme pas ngjarjes./Versus.al

