AKTUALITET /

U shkarkua për shkak të pasurisë së bashkëshortit, shpërthen në lot prokurorja e Tiranës (FOTO)

Ornela Rrumbullaku nuk e kaloi dot Vettingun për shkak të parregullsive në pasurinë e bashkëshortit të saj.

Shkruar nga Versus
U shkarkua për shkak të pasurisë së bashkëshortit,
Ornela Rrumbullaku në lot teksa del nga salla e KPK

Prokurorja e Tiranës Ornela Rrumbullaku u shkarkua sot nga Këshilli i Pavarur i Kualifikimit për shkak të bilencave negative të bashkëshortit të saj në aksionet që kishte në disa kompani private.

Rrumbullaku i kundërshtoi gjetjet duke thënë se bashkëshorti i saj nuk i kishte investuar me ato para por ishte dakordësuar me ortakët e tij që të kontribuonte në kompani me konsulencë juridike.

Sa i takon pastërtisë së figurës, prokurorja u vlerësua pozitivisht. Në dalje të sallës prokurorja u pa teksa shpërtheu në lot nga vendimi i KPK që gjeti shkelje tek pasuria e bashkëshortit të saj.

Ornela Rrumbullaku përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Kavajë.

Në vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si këshilltare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Deri në momentin e shkarkimit nga detyra ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Versus.al

Poll