
Durrës- Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës në zonën tek ish-Uzina e Radios dhe Televizorëve. Një prej automjeteve të djegura i përket Arben Alushit, kryeinxhinierit të OSSHE për qarkun e Durrësit.
Dyshohet që djegia e automjetit të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës së Alushit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të gjetur shkakun e zjarrit.
Automjetet kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës prandaj pas zjarrvënies ndaj mjetit të Alushit, ka marrë flakë edhe makina tjetër. /Versus.al







