
Tiranë- Gjykata ka dënuar Tire Alldervishin vetëm për mashtrim, ndërsa pjesën tjetër të personave nën akuzë të pafajshëm. Alldervishit iu caktua dënim alternativ me shërbim prove me 2 vite. Kujtojmë se Porkuroria e Tiranës në konkluzionet saj përfundimtare për skandalin “Tire” gjatë kohës së COVID 19, kishte kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të "Mashtrimit" të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.
Nga 6 vite burg prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar për infermjeret Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj. Ato akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre, ato u shpallën të pafajshme me vendim të gjykatës së Tiranës.
Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjeter Rukije Hoxhaj.
Skandali "Tire" u publikua për herë të parë në një emision investigative dhe nëpërmjet video-përgjimeve u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjarëve të pacientëve që ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, merrte para në kërkim të shërbimit. Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19.
Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prandaj ka zgjatur në kohë. Versus.al







