AKTUALITET /

Urdhër i prerë/ Këtë vit s’ka pushime verore për policët në vend

Deri në shtator efektivët nuk do të bëjnë pushime verore.

Shkruar nga B.V

Urdhër i prerë/ Këtë vit s’ka pushime verore për

Duke nisur nga dita e sotme deri në shtator, asnjë punonjës i Policisë së Shtetit nuk do të bëjë pushime verore. Ky është urdhri i fundit i firmosur nga drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku.

Një urdhër i tillë vjen në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik gjatë së cilit pritet të ketë fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve.

Ndërkohë që prej 15 qershorit ka nisur zbatimi i urdhrit ku të gjithë policët do të punojnë deri në 12 orë në ditë dhe orët shtesë do t’u llogariten dhe paguhen të gjitha në fund të muajit. Versus.al

Poll