AKTUALITET /

Urdhri/ Nga nesër deri në përfundim të sezonit turistik, policët në gjithë vendin 12 orë në punë!

Vendimi i marrë nga Rrumbullaku lidhet me mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Shkruar nga B.V

Urdhri/ Nga nesër deri në përfundim të sezonit turistik,

Që prej ditës së nesërme deri në përfundim të muajve të sezonit veror, policët do të punojnë 4 orë shtesë në ditë, pra në total 12 orë. Ky është urdhri i firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku i cili gjithashtu ka hequr kufizimin për pagesën e orëve shtesë.

Tanimë nga 16 orë shtesë që paguheshin në muaj, do të paguhen edhe 104 orë të tjera shtesë përveç pagës mujore që u jepet policëve.

Urdhri hyn në fuqi nga dita e nesërme deri më 15 shtator. Me këtë vendim synohet që të ofrohet një siguri e shtuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik gjatë të cilit pritet numër më i lartë turistësh se vitin e kaluar.

Të nesërmen gjithashtu nis kufizimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare me qëllim, lehtësimin e trafikut të automjeteve në akset kryesore të vendit. Versus.al

Poll