AKTUALITET /

Vdiq si pasojë e miokardit akut, zhvarroset trupi i 12 vjeçarit në Maliq! Do i nënshtrohet ekspertimit mjekoligjor

Familjarët vazhdimisht kanë pretenduar për neglizhencë të mjekëve sa i takon trajtimit të 12 vjeçarit.

Shkruar nga Versus

Vdiq si pasojë e miokardit akut, zhvarroset trupi i 12 vjeçarit

Trupi i 12 vjeçari L.S i cili humbi jetën më 8 janar të këtij viti në spitalin e Traumës, është zhvarrosur mëngjesin e sotëm.

Mësohet se zhvarrosja e trupit të pajetë që prehej në varrezat e Maliqit, është bërë nga ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore dhe prokurorë të Tiranës që po hetojnë rastin.

Nga trupi i të miturit do të merren mostra të cilat do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes. Mjekët e QSUT dolën në përfundimin se i mituri ndërroi jetë si pasojë e miokardit akut ndërsa familjarët e 12 vjeçarit ngritën pretendime për neglizhencë nga ana e stafit mjekësor. Versus.al

Poll