Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që ndërroi jetë më 8 janar në QSUT, kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër mjekëve të këtij spitali dhe atyre të Spitalit të Korçës, duke i akuzuar për neglizhencë dhe trajtim të papërshtatshëm të djalit të tyre.
Në një intervistë televizive, nëna e të miturit pretendon se pas mbërritjes në Tiranë, ai nuk është trajtuar për shtatë orë dhe se diagnoza e dhënë, "miokardit akut", është e dyshimtë, pasi mjekët nuk kryen analizat e nevojshme për ta konfirmuar atë. Gjithashtu, ajo ka mohuar zërat se ka dhunuar me një nga mjeket që ka trajtuar të birin.
“Jam përballur me mjeken në QSUT, teksa kishim mbesën në spital. Kur e kam parë më janë errur sytë, dhe më është rikthyer e gjitha çfarë kishte ndodhur. I kam thënë se pse ma vrau djalin dhe i jam afruar. Aty me ka rënë të fikët. Ka pasur dëshmitar që nuk e kam dhunuar atë mjeke. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë dhe pres që për djalin tim 12-vjeçar, të bëhet drejtësi”, u shpreh ajo.







