Tiranë- Prokuroria ka sekuestruar 6 prona dhe disa automjete në pronësi të Irma Hasanit, punonjëses në zyrën e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare nën dyshimin se i janë siguruar nga vëllai i saj i cili rezulton të jetë i dënuar në Angli.
Dyshohet se pasuritë janë siguruar në kuadër të veprimtarive të paligjshme kriminale.
Hetimet
Brenda një muaji, në llogarinë bankare të zyrtares Hasani janë transferuar 180 mijë euro cash nëpërmjet transfertave bankare nga ish-kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Sipas hetimeve, vlera prej 160 mijë eurosh është transferuar nga Irma Hasani në llogarinë e një noteri, me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe 5 prona të tjera dhe 6 apartamente. Prokuroria provoi se zyrtarja e punësuar prej vitit 2011 në këtë institucion, me pagën e saj bruto prej 61 mijë lekësh, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.
Vëllai i dënuar në Angli
Më datë 2021, Interpol Manchester ka kërkuar informacion nga autoritetet shqiptare për verifikimin e shtetasit Oltion Hasani pasi ishte arrestuar në Angli për trafik droge. Sipas verifikimeve, rezultoi se Oltion Hasani është vëllai i zyrtares Irma Hasani.
Blerja e pronave
Prokuroria thotë se sipas kontratave noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, mbas arrestimit të shtetasit Oltion Hasanit për drogë. Kështu që arrihet në përfundimin se pronat e blera nga familjarët e Oltion Hasani janë rezultat i të ardhurave nga veprimtaritë e paligjshme që vëllai i zyrtares ka kryer në Angli.
Konkretisht janë sekuestruar pasuritë:
Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;
Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;
Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;
Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;
Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe
Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161
Automjete:
Volkswagen golf 5;
Renault Clio;
Audi Q3;
Volvo CX60;
Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe
Audi SQ7. Versus.al








