Versus.al ka siguruar foton e Astrit Avdylaj, i arrestuar sot në kuadër të operacionit ‘Revanshi’. 50-vjeçari i njohur si kreu i grupit të Shijakut u arrestua sot në një aksion të RENEA dhe Policisë së Shtetit.
Edhe pse i shpallur në kërkim prej më shumë se 1 muaji, Avdylaj dukej se nuk ka qenë larg.
Arrestimi është bërë në banesën e tij, dhe burime për Versus.al kanë bërë të ditur se, në momentin e prangosjes, ai ka pasur edhe një pistoletë në brez.
Vënia në pranga e Avdylajt, është bërë pasi ai ishte shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e koduar “Revanshi”, gjatë të cilit SPAK lëshoi 50 urdhër arreste, duke goditur 7 familje kriminale nga veriu në jug të Shqipërisë.
Operacioni është bërë nga forcat speciale në bashkëpunim me efektivë të SPAK-ut dhe BKH-së që kishin siguruar informacion mbi bazat e tij të mundshme bazuar dhe në interceptime telefonike dhe informacionet operative./ Versus.al







