AKTUALITET /

VIDEO/ Dalin pamjet, si u arrestua koka e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Dalin pamjet, si u arrestua koka e bandës së Shijakut, Astrit

Kanë dalë dhe pamje nga moment i arrestimit të Astrit Avdylajt, i cilësuar si koka e bandës së Shijakut dhe i përfshirë në shumë ngjarje kriminale.

Së fundi ai ishte shpallur në kërkim pas zbardhjes së mesazheve në SKY EÇ, ku Avdylaj kishte dalë në krah të ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka në tentativë për të vrarë Durim Bamin.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e  Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

 

Poll