AKTUALITET /

"Dil o trim, të q**sha motrën", Kush është kryeinspektori Fatmir Metaj që drejton shembjet në Theth

Në momentin e incidentit, në vendngjarje ndodhej vetë Fatmir Metaj, kryeinspektor i IKMT-së, i cili drejtonte operacionin. Në një video të siguruar nga terreni, Metaj dëgjohet duke paralajmëruar bashkëpunëtorët për rrezikun, ndërsa largohet menjëherë pas goditjes së mjetit me molotov. "Dil o trim të q*fsha motrën", dëgjohet të thotë ai.

Shkruar nga Versus

"Dil o trim, të q**sha motrën", Kush është

Një situatë e tensionuar është shënuar këtë të premte në Theth, ku forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), të mbështetura nga Policia e Shtetit dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, po zhvillojnë një operacion për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur turistike.

Gjatë operacionit, një fadromë e IKMT-së është sulmuar me një koktej molotovi, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të përkohshme të veprimeve në terren. Në momentin e incidentit, në vendngjarje ndodhej vetë Fatmir Metaj, kryeinspektor i IKMT-së, i cili drejtonte operacionin.

"Dil o trim të q*fsha motrën", dëgjohet të thotë ai.

Kush është Fatmir Metaj?

Fatmir Metaj është një emër i njohur në strukturat e zbatimit të ligjit, me një karrierë që fillon si shef i Komisariatit të Tropojës në vitin 1998. Emri i tij ka qenë i përmendur në disa raste të mëparshme kontroverse, përfshirë çështje gjyqësore të lidhura me prishjen e objekteve me leje ose në proces legalizimi në Tiranë dhe Vaqarr.
Në vitin 2018, ai është dënuar me 1 vit burg dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vite, sipas një vendimi të gjyqtarit Sokol Pasho, për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës si inspektor i IKMT-së.

 Reagimi i Policisë dhe masa shtesë sigurie

Pas incidentit, në Theth janë dërguar me urgjencë tre furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë operacionit.
Efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë janë parë të planizuar me armë automatike (kallashnikov), duke siguruar përfaqësuesit e IKMT-së dhe zonën përreth.

Banorët e zonës kanë shprehur pakënaqësi ndaj operacionit, ndërsa disa objekte në ndërtim janë synuar për t’u prishur në përputhje me ligjin për mbrojtjen e territorit dhe statusin e veçantë të Thethit si zonë e mbrojtur turistike dhe natyrore. /Versus.al/

Poll