AKTUALITET /

VIDEO/ Durrës, 2 vëllezër rrahin dhe kanosin me armë zjarri ish-fqinjin e tyre për motive të dobëta

Dy vëllezër, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim kanë plagosur me armë ish-fqinjin e tyre 20 vjeçar për motive të dobëta.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Durrës, 2 vëllezër rrahin dhe kanosin me armë zjarri

Dy vëllezër, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim kanë rrahur dhe më pas e kanë kanosur me armë ish-fqinjin e tyre 20 vjeçar për motive të dobëta.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh 20 vjeçari ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme për një përplasje automjetesh e kanë parë në afërsi të lokalit të tyre dhe janë konfliktuar me të.

Njëri prej tyre ( i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Kanosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 20-vjeçar, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e konfliktit.

Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Poll