AKTUALITET /

VIDEO/ Dy iphone 11, qindra gramë hashash e kokainë, çfarë u gjet në pakot që hodhi droni në burgun e Peqinit

Personat e dyshuar si të përfshirë në kët ngjarje, do të transferohen nga burgu i Peqinit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Dy iphone 11, qindra gramë hashash e kokainë, çfarë

Drejtoria e Burgjeve ka dalë me një deklaratë zyrtare sa i takon dronit të kapur pas mbrëmjen e djeshme në burgun e Peqinit ku pas kontrolleve u gjet drogë e llojit kokainë dhe hashash.

Mësohet se droni sapo kishte hedhur dy pako në ambientet e kalçetos së burgut, ku pas kontrolleve nga Forcat Speciale u gjetën dy iphone 11 dhe 11 pro max, 8 isha karikimi. Ndërsa në pakon tjetër u gjetën 380 gramë kanabis dhe 57.7 gramë kokainë.

Të dënuarit të cilët dyshohet se e janë organizatorët e kësaj ngjarje, do të transferohen nga burgu i Peqinit, ndërsa hetimet vijojnë për të kapur personin që komandoi dronin. Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, pasi ditë më parë në burgun e Burrelit u konstatua një dron për të cilin u arrestua edhe 36 vjeçari Taulant Ahmetsulaj i cili dyshohet të jetë anëtar i grupeve kriminale. 

Eksponentë të krimit po guxojnë së tepërmi duke tentuar metoda të reja të futjes së sendeve të paligjshme në burgje, ndërsa dyshohet se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh. Versus.al

Poll