Grupet kriminale në Shqipëri siç duket kanë kaluar në një tjetër nivel veprimi atë të sfidimit të sigurisë në burgjet e vendit. Mësohet se kamerat e sigurisë të burgut të Peqinit kanë fiskuar gjatë kësaj jave filmime të një droni që filmonte shumë pranë institucionit.
Sektori i sigurisë ka njoftuar policinë për marrjen e masave sapo ka parë dronin që dyshohet se dikush po e komandonte me qëllim futjen e tij në godinat në afërsi të kalçetos së burgut. Sipas kontrolleve të imtësishme të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive, në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 31 doza kokainë, 200 gram hashash, disa aparate telefonash celularë si edhe fisha karikimi.
Vetëm pak ditë më parë u evidentua një tjetër rast i fluturimit të dronit, pranë burgut të Burrelit, ngjarje për të cilën u arrestua një 36 vjeçari Tauland Ahmetsulaj, i dyshuar anëtar i grupeve kriminale.
Nga dosja që Versus.al zbardhi lidhur me akvitetin kriminal të bandës së Çopjave në Elbasan doli në pah edhe plani i bërë prej tyre për të kryer atentat ndaj Erion Alibejt gjatë kohës që ky i fundit mbahej në burgun e Bradasheshit. Atentati planifikohej të bëhej me dron duke treguar edhe njëherë papërfillshmërinë e tyre për institucionet e shtetit. Versus.al







