Pas identifikimit të personave të maskuar të cilët tre ditë më parë rrahën brutalisht në një berberhane Adriatik Roshin, janë publikuar edhe pamjet e përleshjes së ashpër.
Në videon e siguruar nga Versus.al shihet momenti kur 4 persona të maskuar të afërm të biznesmenit të shpallur në kërkim Tur Koçeku, kanë hyrë në berberhane dhe kanë goditur me leva hekuri 48 vjeçarin e njohur si “Ad Leci” në Laprakë.
Sherri dyshohet se është vijim i përplasjes së ndodhur në gushtin e vitit të kaluar në Palasë ku mbeti i plagosur vetë biznesmeni Tur Koçeku si pasojë e një konflikti për hedhjen e shampanjës dhe trëndafilave teksa festonin.
Në pranga kanë rënë Gani Koçeku e Ledio Tusha, ky i fundit nipi i Tur Koçekut. Vetë biznesmeni është shpallur në kërkim si organizator i rrahjes. Po ashtu në kërkim janë edhe 3 anëtarë të fisit të tij Gëzim, Roland dhe Abedin Koçeku. Versus.al








