AKTUALITET /

VIDEO/ Me maska në berberhane rrahën një person, kapen 2 autorë! Në kërkim biznesmeni Tur Koçeku dhe 3 të afërm

Policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 2 armë zjarri që i zotëronin autorët e përfshirë në sherr.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me maska në berberhane rrahën një person, kapen 2

Tiranë- Janë identifikuar 6 personat e përfshirë në rrahjen e 48 vjeçarit Adriatik Roshi brenda një berberhaneje dy ditë më parë. Në videon e publikuar shihet momenti kur persona me maska në fytyrë hyjnë brenda berberhanes, ndërsa kanë goditur me sende të forta Roshin.

Mësohet se në pranga kanë rënë Gani Koçeku e Ledio Tusha. Ndërsa organizatori i kësaj rrahje biznesmeni Tur Koçeku është shpallur në kërkim së bashku me Gëzim, Roland dhe Abedin Koçekun të cilët po ashtu kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:    

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e Ledio Tushës, nipit të Tur Koçekut    

1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit Abedin Koçekut

2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Luçiano Koçeku (Tur Koçeku) u përfshi në një sherr masiv fizik të ndodhur në Palasë mbrëmjen e 24 gushtit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: