AKTUALITET /

VIDEO / Grushta e gurë mbi kreun i Operatorëve Turistikë të Sarandës, rrëfen Arben Çipa: M’u vërsulën në makinë…

Çipa në videon e bërë publike shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët në konfliktin e sotëm.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Grushta e gurë mbi kreun i Operatorëve Turistikë të

Biznesmeni Arben Çipa, i cili ka përjetuar pasditen e së shtunës një sulm brutal pas një konflikti lidhur me një projekt biznesi, ka bërë publike pamje të rënda pasi u qëllua me grushta e gurë nga dy persona të identifikuar prej tij.

Çipa në videon e bërë publike shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët në konfliktin e sotëm.

Video është bërë në orën 16.10, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës sot, kur biznesmeni Çipa ishte në rrugë duke u drejtuar për në punën e tij. Sipas deklaratave të bëra nga Çipa të dy personat që e sulmuan Arben Çipën kishin të bëjnë me një projekt biznesi, për të cilin kishte pasur kundërshti.

VIDEO / Grushta e gurë mbi kreun i Operatorëve Turistikë të

Ai tregon se teksa ishte në rrugë, një prej sulmuesve, i identifikuar si Dio, administrator i club '4 elements"dhe një person që e shoqëronte e kanë ndaluar dhe kanë filluar të diskutonin lidhur me këtë projekt që kishte të bëjë me biznesin e Çipës.


“Unë isha duke shkuar në punë, kur papritur një person me emrin Dio më ka prerë rrugën bashkë me një tjetër dhe ka nisur të fliste për një çështje lidhur me një projekt timin. Ata ishin duke bërë gjithçka për të penguar zhvillimin e tij dhe këtë e shprehnin në formë fyerjesh,” tha Çipa në deklaratën e tij. “Në atë moment unë nuk i kam pranuar fyerjet dhe ata kanë shfrytëzuar momentin dhe më janë vërsulur brenda makinës time me grushte dhe gurë dhe e kam pasur të pamundur të mbrohem në atë moment”, tregon ai.

Pas sulmit, Çipa ka pësuar lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Kreu i Operatorëve Turitikë të Sarandës thotë se ka bërë videon për ta patur si provë të asaj çka ka ndodhur me të  

Poll