AKTUALITET /

VIDEO/ Humbi jetën pas arrestit kardiak, banderolë e Gert Bogdanit në derbin e kryeqytetit, bardheblutë vendosin kurora me lule

Ish-deputeti i ndjerë njihej si tifoz i flaktë i KF Tiranës.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Humbi jetën pas arrestit kardiak, banderolë e Gert Bogdanit
Momenti kur lojtarët e KF Tirana, vendosin kurora me lule pranë banderolës së Bogdanit

Tiranë- Një gjest i veçantë në kujtim të të ndjerit Gert Bogdani, ka hapur sfidën e derbit Partizani-Tirana mbrëmjen e sotme në ‘Air Albania’.

Duke qenë se ish deputeti ishte tifoz i klubit KF Tirana, lojtarët bardheblu u afruan pranë banderolës gjigande me foton e këtij të fundit ku vendosën kurora me lule në nderim të tij.

Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, të enjten me homazhet që u mbajtën në hollin e pritjes në hyrjen e Kuvendit ku politikanë, personazhe publikë, gazetarë e mijëra qytetarë shkuan për të bërë nderimet dhe për të ngushëlluar familjarët e 44 vjeçarit të ndjerë. Ai u nda nga jeta mesditën e së mërkurës teksa u transportua në spital pa shenja jete. Më vonë u mësua se Bogdani kishte pësuar arrest kardiak gjatë momentit që konsumonte kafe me miqtë e tij në kryeqytet. Ai u tha atyre se nuk ndihej mirë dhe më pas humbi ndjenjat për t’u transportuar më pas në QSUT ku pavarësisht përpjekjeve nuk u arrit që të rikthehej në jetë. Versus.al

Poll