Në protestën e radhës së opozitës para Bashkisë së Tiranës është shënuar një incident, ku janë përfshirë medalistët Olimpikë të Shqipërisë Zelimkhan Abakarov dhe dyshja Islam Dudaev e Chermen Valiev.
Teksa sportistët dhe stafi i Federatës së Mundjes po dilnin nga dera kryesore e Bashkisë, disa nga protestuesit e PD-së iu janë drejtuar me gjuhë agresive dhe fyese.
Ato ishin duke realizuar disa foto te bashkia, kur u kundërshtuan nga protestuesit e opozitës, të cilët i kanë akuzuar se “po përdoren nga Erion Veliaj”.
Në videon e siguruar nga Versus.a shihet se policia ka ndërhyrë në mes të protestuesve dhe mundësve të natyralizuar si shqiptar.
Edhe pse ato u kundërshtuan nga protestuesit sportistët u larguan pasi realizuan foton./Versus.al







