AKTUALITET /

VIDEO/ Jahti u pësoi defekt dhe rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen në Durrës 4 të huajt e nisur nga Mali i Zi

Shtetasit e huaj janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa po vijohet me procedurat e mëtejshme për sqarimin e plotë të rastit.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Jahti u pësoi defekt dhe rrezikuan të mbyteshin, shpëtohen

Durrës- Katër shtetas të huaj janë nxjerrë në breg falë policisë detare pasi jahti me të cilin udhëtonin kishte pësuar defekt.

Mësohet se 2 anglezë, një zvicerian dhe një australian ishin nisur nga Mali i Zi dhe jahti i tyre kishte pësuar defekt mes hapësirës së Velipojës dhe Shëngjinit duke bërë që të rrezikonin mbytjen.

Falë ndërhyrjes së policisë detare të Durrësit, 4 shtetasit e huaj u nxorrën në breg dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Versus.al

Poll