Kodrat e Mbytetit në Fier, pranë ish-repartit ushtarak janë përfshirë nga zjarri i përmasave të mëdha.
Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.







