AKTUALITET /

VIDEO/ Me 3.4 kg kokainë fshehur në tavanin e makinës, tentoi të hynte në vend! Pranga të riut në Shkodër

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me 3.4 kg kokainë fshehur në tavanin e makinës, tentoi

Shkodër- Një 32 vjeçar i identifikuar si Adriatik Rrasa është arrestuar nga policia në hyrje të pikës kufitare të Murriqanit pasi në mjetin e tij u gjetën 3.4 kg kokainë, alkool dhe mallra të kontrabanduara.

Droga ishte fshehur në tavanin e mjetit me të cilin udhëtonte, ndërsa 60 shishe me pije alkoolike dhe një televizor iu gjetën në bagazhin e makinës pa fatura blerje.

Lënda narkotike, shishet e alkoolit, meti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll