Durrës- Tre persona janë arrestuar nga policia pasi kërcënuan me armë zjarri një 44 vjeçar me të cilin kishin pasur konflikt për motive të dobëta.
Në pranga kanë rënë Bajram Roçi 30 vjeç, Bekim Çera 30 vjeç dhe Ylli Murati 40 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ylli Murati rezulton i dënuar më parë pasi në vitin 2019 në Vlorë kishte grabitur 20 mijë euro në autobusin e linjës “Itali-Shqipëri”.
Gjatë kontrollit të bërë në banesën e Bajram Roçit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë. Gjithashtu edhe në makinën e Ylli Muratit u gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov dhe një pistoletë.
Falë operacionit u sekuestruan edhe 3 automjete, një prej të cilave e blinduar. Ndërsa ajo çfarë vlen të theksohet është se Muratit i cili është me precedentë të mëparshëm penalë iu sekuestrua një radio e lidhur me kanalet e komunikimit të policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







