
Tiranë- Nëpërmjet hetimeve proaktive, policia ka arritur të arrestojë 35 vjeçarin Erdi Shima i cili dyshohet se merrej me shpërndarjen e kokainës në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë zhvillimit të operacionit, i arrestuari po drejtonte automjetin e tij ndërsa ishte nën shoqërinë e një 28 vjeçari me iniciale D.M i cili u procedua penalisht nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Siç shihet nga pamjet, ndalimi i dy personave u bë në mes të rrugës. Kontrollet e kryera në automjetin me të cilin po udhëtonin dy të ndaluarit, u gjetën dhe sekuestruan 480 gramë kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







