AKTUALITET /

VIDEO/ Pacientët me kancer i çonte te klinika e tij private, mjeku Edmond Gashi mohon akuzat: Bëj punën time

Mjeku Edmond Gashi hyri me shpejtësi në gjykatën e Tiranës ku do njihet me masën e sigurisë për skandalin te spitali i Onkologjikut.

Shkruar nga B.V
VIDEO/ Pacientët me kancer i çonte te klinika e tij private, mjeku
Mjeku Edmond Gashi

Mjeku Edmond Gashi, i akuzuar nga prokuroria për dosjen e skandalit të spitalit të Onkologjikut, ku pacientët me kancer i orientonte në klinikën e tij private, u shpreh para gazetarëve “unë bëj vetëm punën time”.

Ndaj Gashit është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ai sot u paraqit në gjykatën e Tiranës për t'u njohur me akuzat dhe masën e caktuar ndaj tij. 

Gashi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e tij duke mos ofruar shërbim ndaj pacientëve të sëmurë me kancer, të cilët i orientonte drejt klinikës së tij private “Megis”. Në një prej përgjimeve të zbardhura në dosjen e prokurorisë, tregohet sesi koordinatori i spitalit, Emiljano Lela bënte rolin e “sekserit” duke gjetur pacientë të cilët më pas ia çonte mjekut Gashi dhe ky i fundit i bënte të mendonin se kishin probleme të rënda shëndetësore, por më pas një gjë e tillë, nuk rezultonte e vërtetë.

Rasti i paraqitur në dosje, tregon sesi Gashi përfitoi 2700 euro për një operacion ndaj një paciente dhe pasi u pa se nuk ishte një rast i rëndë ashtu siç ia kishte përshkruar djalit të pacientes, tha se duhej që ajo të ndiqte kimioterapinë. Versus.al

Poll