AKTUALITET /

VIDEO/ Përhapet frikshëm zjarri te 'Rana e Hedhun', flakët rrethojnë resortet e banesat! Evakuohen banorët dhe turistët

Për shuarjen e flakëve te Rana e Hedhun në Shëngjin janë angazhuar edhe zjarrfikës nga Tirana ndërsa në vendngjarje ndodhet dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Përhapet frikshëm zjarri te 'Rana e Hedhun',
Situata me flakët në Shëngjin dhe ndërhyrja me helikopter

Lezhë- Që prej mesnatës së mbrëmshme zjarri tek Rana e Hedhun në Shëngjin ka marrë përmasa akoma më të mëdha, duke bërë që flakët të përhapen në mënyrë të frikshme.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, duket sesi flakët kanë rrethuar resortet dhe banesat e zonës përreth. Zjarrfikësit nga Lezha, Mirdita e Fieri, kanë qenë të angazhuar gjatë natës me rreth 20 automjete për shuarjen e flakëve por pa arritur ndonjë sukses.

Nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa është bërë evakuuimi i banorëve dhe turistëve të cilët ndodheshin në zonë. Fatmirësisht deri më tani nuk rarportohet që ndonjë objekt të jetë prekur nga flakët. Versus.al



 
Poll