AKTUALITET /

VIDEO/ Situatë e vështirë në Shëngjin, flakët përhapen gjatë natës! Evakuohen banorët e rrezikuar

Flakët nisën si fillim në malin e Shëngjinit, më pas shfaqën rrezik për të gjithë zonën e banuar përreth.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Situatë e vështirë në Shëngjin, flakët

 

Lezhë- Mesditën e së hënës flakët që kishin përfshirë malin e Shëngjinit, u riaktivizuan pavarësisht se më herët ishte ndërhyrë me helikopter për shuarjen e tyre.

Era e fortë ndihmoi në përhapjen e flakëve edhe në zona të tjera, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi aktualisht. Policia ka bllokuar rrugën drejt zonës ku kanë rënë flakët me qëllim që të mos rrezikohen banorët apo turistët.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla bëri me dije gjatë mbrëmjes së djeshme se pas ndërhyrjes së policisë, është bërë i mundur evakuuimi i banorëve.

"Situatë tepër e vështirë nga zjarri në Shëngjin! Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa. Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë po evakuon banorët" shkruan Balla në Faacebook bashkangjitur me videon e publikuar. Versus.al

Poll