AKTUALITET /

VIDEO/ Plagosi rëndë inxhinierin e ERE, del sot në Gjykatë efektivi Erjon Goxhara

Erjon Goxhara është nën akuzën për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Plagosi rëndë inxhinierin e ERE, del sot në Gjykatë
Efektivi Erjon Goxhara para Gjykatës

Efektivi i policisë së kufirit, Erjon Goxhara ka dalë sot në gjykatë për të marrë masën e sigurisë, pasi plagosi rëndë me plumba shtetasin Lorenc Kosta.

Erjon Goxhara është nën akuzën për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.

Rikujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht, në ‘Komunën e Parisit’, Tiranë, pasi gruaja e efektivit pranoi tradhëtinë bashkëshortore me Lorenc Kostën, koleg i kësaj të fundit.

Pas plagosjes Goxhara u arratis nga vendngjarja, por pas dy ditësh ai u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer rrethanat e plota të ngjarjes.

/ Versus.al

Poll