AKTUALITET /

VIDEO/ Sapo kishte mbërritur në banesë, momenti kur 39 vjeçari i shumëkërkuar arrestohet në Pogradec

Ndaj Çelës rëndojnë akuza për 4 vepra penale.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Sapo kishte mbërritur në banesë, momenti kur 39
Spartak Çela dhe momenti i arrestimit

Spartak Çela, 39 vjeç u arrestua ditën e sotme në banesën e tij pasi ishte shpallur në kërkim nga policia që prej vitit 2020 për 4 vepra të ndryshme penale.

Ky është momenti kur Çela arrestohet nga efektivët e policisë brenda shtëpisë së tij pasi kishte informata se 39 vjeçari sapo kishte mbërritur në banesë.

I arrestuari konsiderohet nga policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në 2020-ën, ai qëlloi me kallashnikov jashtë lokali në fshatin Buzaishtë të Pogradecit kundrejt 4 personave, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

 

Ndërsa në prill të këtij viti, është konfliktuar me një 51 vjeçar të cilit nën kërcënimin e armës pistoletë, ka tentuar t’i marrë dy celularët dhe një orë dore. Po në të njëjtin muaj, Çela u raportua se pati një përplasje me punonjësit e “Task Force” që kishin shkuar për të verifikuar familjet me nevojë për ndihmë ekonomike në fshatin ku i shumëkërkuar kishte banesën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Versus.al