AKTUALITET /

VIDEO/ Situatë alarmante me zjarret në Mallakastër, pritet të ndërhyjnë forcat ajrore

Itensiteti i flakëve është shumë i madh dhe po pritet të ndërhyjnë forcat ajrore, ndonëse zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje

Shkruar nga M.H
VIDEO/ Situatë alarmante me zjarret në Mallakastër, pritet
Foto nga vendngjarja

Një vatër masive zjarri është përhapur në fshatin Cërilla, Mallakstër duke krijuar një situatë mjaft kritike.

Itensiteti i flakëve është shumë i madh dhe po pritet të ndërhyjnë forcat ajrore, ndonëse zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtues Politik i Qarkut Fier, po ndjek nga afër situatën.

“Çërrila, Mallakastër po përballet me një situatë tepër kritike. Forcat zjarrfikëse po luftojnë për mbrojtjen e banesave, ndërsa pas komunikimit me AKMC për pak mbërrin dhe helikopteri i forcave të armatosura”, shkruan Balla.

/ Versus.al 

Poll