
Situata nga zjarret në zonën e Mirditës vijon që të mbetet alarmante në fshatrat e njësive administrative Fan, Lajthizë dhe Orosh.
Si fillim, zjarri ka rënë që prej 3 javësh në territorin e Kukësit e më vonë është përhapur edhe në zonat e tjera.
Situata paraqitet alarmante dhe kryetari i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ka bërë thirrje autoriteteve për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e flakëve.
"Zjarri i rënë tre javë më parë në territorin e Kukësit ka kaluar prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit.
Rreziku për fshatin Shëngjin ka kalur por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç NjA Fan dhe Lajthizë NjA Orosh.
Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrëfikës dhe pyjor, por dhe banor të zonës të cilët i falenderojmë.
Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkis i janë bashkuar edhe forcat zjarrëfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri.
Ju bëjmë thirrje banorëve te fshatrave të NjA Fanë dhe Orosh të na vijnë në ndihmë".
/ Versus.al







