
Shkodër- Të veshur me pelerina të zeza. Ky është momenti kur dy persona kalojnë murin rrethues të banesës së efektivit Kastriot Ismailaj në lagjen “Tepe” dhe i vendosin lëndën plasëse në mjetin tip “Benz’.
Siç shihet edhe në pamje, dy persona kanë përdorur pelerina për të mos u shquar nga kamerat ndërsa ngjisin murin rrethues me doreza veshur.
Vetë efektivi 50 vjeçar në dëshminë e tij të dhënë në komisariat ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se dyshon se shkak për vendosjen e lëndës plasëse është detyra e tij. Fatmirësisht nga shpërthimi i tritolit në mjetin e parkuar në oborrin e banesës, nuk pati të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia po punon për identifikimin e autorëve të filmuar nga kamerat e sigurisë. Versus.al







