Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP)ka vënë në pranga oficerin e patrullës së përgjithshme në komisariatin nr: 3 për dhunë në familje.
55 vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke I shkaktuar dhe dëmtime në trup.
“Tiranë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit”, njofton AMP.







