
Është hapur për qarkullim tuneli i Llogarasë që do të shkurtojë ndjeshëm distancën kohore të përshkrimit të aksit Dukat-Palasë nga 30 në 7 minuta. Tuneli me gjatësi 5.9 kilometra që lidh Dukatin me Palasën dhe Dhërmiun, vitin e parë do të jetë pa pagesë ndërsa vitin e dytë pagesa për të kaluar do të jetë 5 euro.
I pranishëm në inagurimin e veprës infrastrukturore ishte edhe kryeministri Edi Rama të cilin banorët e pritën me këngë popullore.
Tuneli i Llogarasë i cili konsiderohet si një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, ka kushtuar plot 20.4 miliardë lekë. Inagurimi i tij është shtyrë disa herë për shkak të të papriturave gjeologjike gjatë punimeve, ndërsa sot zyrtarisht ka nisur qarkullimi. Versus.al







