AKTUALITET /

Vrasja e biznesmenit në mes të lokalit në Shëngjin, kalon për gjykim dosja ndaj portugezit Saraiva

Ndaj 29 vjeçarit portugez rëndëojnë akuzat e vrasjes për gjakmarrje dhe të armëmbajtjes pa leje.

Shkruar nga Versus
Vrasja e biznesmenit në mes të lokalit në Shëngjin, kalon
Autori i dyshuar Ruben Saraiva dhe viktima Ardian Nikulaj

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill të 2023-it. Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, pritet ekstradimi i 4 britanikëve të tjerë të cilët morën pjesë në skemën e krijuar për të bërë të mundur ekzekutimin e Nikulajt.

Dyshimet e prokurorisë së Lezhës janë se Saravia ka bashkëpunuar me 4 britanikë të tjerë të cilët me porosi të Edmond Hoxhajt kanë marrë pjesë në planin dhe vrasjen e Nikulajt me të cilin Haxhia kishte një histori gjakmarrje në emër të kushërinjve të tij, familjes Lekstakaj.

Deri më tani, gjykata britanike ka vendosur ekstradimin e 3 prej 4 anglezëve të dyshuar. Ndërsa edhe Edmond Haxhia ndodhet gjithashtu në proces ekstradimi.

Portugezi nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes, ndërsa avokati i tij Kujtim Cakrani ka deklaruar se do e ndjekë në gjykatë këtë çështje, i bindur për pafajësinë e klientit të tij të huaj. Versus.al

 

Poll