AKTUALITET /

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Britania jep “ok” për ekstradimin e organizatorit Edmond Haxhia dhe 3 anglezëve

Në total do të ekstradohen në Shqipëri 4 nga 5 të arrestuarit, pasi njëri prej anglezëve vuan nga kanceri.

Shkruar nga Versus
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Britania jep “ok”
Viktima, biznesmeni Ardian Nikulaj dhe momenti i vrasjes së tij

Britani e Madhe- Gjykata ka vendosur pro kërkesës së bërë nga autoritetet shqiptare për ekstradimin e Edmond Haxhisë të akuzuar si organizator të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të 2023-it.

Së bashku me të do të ekstradohen edhe 3 prej bashkëpunëtorëve të tij anglezë Thomas Mithan, Harry Sipson dhe Harriet Bridgeman me të cilët Haxhia thuri planin për vrasjen e Nikulajt, krim që dyshohet se u krye nga portugezi Ruben Saraiva i cili u ekstradua nga Maroku për në Shqipëri disa muaj më parë. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër anglez, Steven Hunt nuk do të ekstradohet për në Shqipëri, pasi vuan nga kanceri.

  Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Britania jep “ok”  

Personi në foto, Edmond Haxhia dyshohet se ka qenë organizator dhe financues i vrasjes së Nikulajt. Ai rezulton të jetë djali i dajës së Elton Lekstakajt, fisi i të cilit është në hasmëri me fisin e Ardian Nikulajt që prej vitit 1996.

Haxhia u largua nga Shqipëria një ditë pas vrasjes, më 20 prill duke udhëtuar drejt Britanisë së Madhe ku edhe ka nënshtetësi. Hetimet zbuluan se Haxhia kishte marrë ne Rinas me një mjet “Golf 5” anglezët Harriet Bridgeman, Thomas Mithan dhe Steven Hunt duke i zhvendosur në Shëngjin. Më pas në të njëjtin vend ka marrë edhe Ruben Saraivën i cili dyshohet se ka qenë ekzekutori në vrasjen e Nikulajt, duke përdorur kaskën e motorit si maskë brenda lokalit ku ndodhej bzinesmeni.

Haxhia ishte kthyer në Shqipëri nga Angli prej disa muajsh. Ndërsa ekzekutori i ngjarjes, nje killer portuges me pagese, mësohet se ka humbur gjurmët në fshatin Gjadër pranë fshatit ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar. Saraiva u arrestua në Marok dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Në dëshminë e dhënë para gjykatës ai ka thënë se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ndodhej në Shqipëri vetëm për turizëm.

Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj:

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto që mbetën të pazbardhura. Versus.al

Poll